Sport

Selmani reagon për vendimin e KG-së, duket gjest hakmarrje ndaj Ballkanit

Trajneri i njohur, Agron Selmani, ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Garave, që kanë hapur procedurë disiplinore ndaj Ballkanit, për aludim të kurdisjeve të ndeshjeve, shkruan Gazetasheshi.com.

Sipas, Selmanit, ky veprim i disiplinës ndaj skuadrës nga Suhareka, ka qenë i ngutshëm dhe FFK-ja duhet të ketë shqetsime.

Tutje trajneri i njohur nga Ferizaji ka shtuar se ky veprim në publik duket si një hakmarrje ndaj Ballkanit.

Postimi i plotë:

Me forcën e argumentit dhe jo me argumentin e forcës !

(Komisioni i Garave në kuadër të FFK-së ka hapur një inicim disiplinor ndaj Ballkanit )

Federata e Futbollit të Kosovës apo Komisioni i Garave në kuadër të FFK-së nuk duhet të ngutet me veprim disiplinor ndaj FC Ballkanit,FFK duhet të marr me shqetesim pretendimet e FC Ballkanit dhe të mos veproj me inercion e cila mund të duket në publik si një shtypje e qëllimshme apo si një gjest hakmarrje ndaj FC Ballkanit.

Disiplinimi i individëve dhe klubeve në këtë formë nuk do të ketë efekt përkundrazi do të krijohet një opinionin se pretendimet e theksuara për implikimin e FFK se në këto makinacione të duken të vërteta.

Federata e Futbollit të Kosovës duhet të ndërtoj rruge motivuese të komunikimit me klube që për çdo dyshim i cili dëmton imazhin e klubeve,imazhin e lojës se futbollit apo të vetë FFK së të ken adresë të sigurt Shtëpin e Futbollit FFK-në

Kujtojmë që orë me parë Komisioni i Garave ka paraqitur procedurën disiplinore ndaj Ballkanit, ku aludohet me anë të deklaratës zyrtare nga skuadra që ka akuzuar FFK-n për kurdisje të kampionit, shkuarjes në Evropë dhe fituesin e Kupës së Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të