Sport

Selmani për analistët e futbollit: Oratoria të lejon të filozofsh, analiza kërkon saktësi në interpretim

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së në kohën e okupimit, Skënder Selmani ka kritikuar analistët e futbollit kosovar.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në futbollin kosovar si dhe te Përfaqësuesja e Kosovës, kohëve të fundit ka pasur shumë debat dhe analiza, shkruan “Zeri.info”.

Ndërkaq, Selmani ka thënë se ka “dobësi te analistët tanë”.

“Kohën e fundit në medie dhe në gazeta po i shoh disa analista që për mendimin tim personal po e tregojnë një dobësi shumë të madhe që për të njejtën temë çdo dalje japin mendime ndryshe duke qenë në qëndrim të luhatshëm”, ka thënë Selmani për “Zeri.info”.

“Poashtu edhe pozicionimin e kanë shumë të luhatshëm, ku qartë po shihet nganjëherë që nuk është mendimi i tij personal, por është i obliguar të thotë mendimin e të plotëfuqishmit”, tregon më tej ai.

“Këtë dobësi që po e shfaqin disa analista e ku analiza dhe oratoria nuk kanë asgjë të përbashkët. Oratoria të lejon të filozofsh, analiza kërkon saktësi në interpretim”, shtoi Selmani. /

Postime të ngjajshme
Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!

Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së