Lajme

Selimi emocionon zyrtarët e LVV-së, thërret nga Haga

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se sot kanë pranuar një telefonatë nga deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rrustemi ka shkruar se “10-shi” ka telefonuar në Kosovë, gjë që ka sjellë atmosferë, por edhe emocionon te zyrtarët e partisë.

“Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bën krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij. 10-shi na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe u bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit”, ka shkruar ai në ”Facebook”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca e parë e Selimit në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës dhe arrestimit nga Gjykata Speciale. /Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

Fotografia që po habit të gjithë: Çfarë po bëjnë Albin Kurti e Shpejtim Bulliqi?

Lajme

Ja kur priten masat e reja

Lajme

Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për masat antiCOVID