Lajme

Selim Pacolli nuk do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës, KQZ nuk e certifikoi

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, nuk është certifikuar nga KQZ. Lajmin e ka bërë të ditur në Pacolli profilin e tij në Facebook, teksa thotë se kjo ka ndodhë si pasojë e një aktvendimi të vitit 2019 që kishte bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas përfundimit të afatit.

Sipas tij vonesa kishte ndodhur për shkaqe shëndetësore të tij, teksa shton se do të vazhdojë ta mbështes AKR-në dhe kandidatët e listës për asamble.

Reagimi i tij i plotë:

Sapo morra lajmin se KQZ nuk do ta certifikoj kandidaturën time për kryetar të Prishtinës.

Kjo si pasojë e një aktvendimi të vitit 2019, unë kam bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas përfundimit të afatit ligjor për deklarim, (përfshirë ditët e vikendit).

Me saktë, afati ishte të Premten, ndërsa deklarimi të Hënën, në orën 8 të mëngjesit në prezencën time fizike. Kjo vonesë ka ndodhë si pasojë e udhëtimit tim për çështje shëndetësore jashtë vendit.

Edhe pse në esencë ky është një vendim arbitrar dhe i palogjikshëm, vendimet e gjyqësorit janë të shenjta dhe të padiskutueshme.

U betohem që edhe pse nuk do të jem zyrtarisht kandidat për kryetar të Prishtinës, dëshira dhe angazhimi im për qytetarët e Prishtinës është edhe më i madh. Unë do të ju qëndroj besnik dhe do ti mbështes ne cdo hap të gjithë kandidatët e listës sonë për kuvendin komunal, e në veçanti kandidatin e subjektit tim AKR për kryetar të Prishtinës.

Ju siguroj se zotimi im për qytetarët është po aq i vlefshëm dhe nuk do të abstenojë por do të vazhdoj angazhimin tim sikurse para marrjes së këtij lajmi.

Do të vazhdojë implementimin e të gjitha projekteve të planifikuara për këtë mandat, dhe projektet e parapara për mandatin vijues, e që janë jetike për qytetin tonë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë