Sport

Sekretari i Llapit nuk pajtohet me vendimin e gjyqtarëve në takimin ndaj Ballkanit

Për takimin ndërmjet Llapit dhe Ballkanit po flitet edhe pas dy ditësh që kur ndeshja u zhvillua.

Skuadra e Ismet Munishit mposhti me rezultat final në 1:3 klubin e Llapit në takimin e vlefshëm për xhiron e tretë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, dy ditë pas ndeshjes vjen reagimi i sekretarit të Llapit, Muhamet Rexhepi, ai akuzon gjyqtarët se nuk e ndanë drejtësinë si duhet në këtë sfidë.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

“Goli i parë i rregullt për K.F. Llapin i anuluar nga gjyqtari me stemën e FIFA-së, Besfort Kasumi i cili përpos golit të anuluar pa të drejtë ka ndikuar edhe në dy raste tjeraSë pari, ka akorduar penallti në të cilën së pari ndalet dhe kthehet për të akorduar faull në sulm e më pas vendos për penallti, me të cilën e prish rrjedhën e lojës.

Kurse rasti tjetër tek goli i dytë, gjyqtari i FIFA-s, nuk akordon faull për Llapin nga i cili aksion mysafirët realizojnë edhe golin e dytë.

Po i citoj fjalët e referit kryesor Besfort Kasumi pas ndeshjes ku në prezencë të shumë personave zyrtar të ndeshjes(Delegatit të ndeshjes, përfaësuesit për siguri, personave të klubit) deklaroi “Nëse ai rast nuk është penallti, unë do ta lë referimin” e siç po shihet ky rast nuk është penallti e mbetet të shihet se a do ketë ndërgjegje që ky gjyqtar ta lë referimin!!!P

.S: Ky postim le t’iu shërbej të gjithëve që e kanë zejën e arbitrizmit, me qëllim të zhvillimit dhe edukimit sa më të madh të futbollit Kosovar”.

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”