Lajme

Sejdiu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ktheu kompetencat e dialogut Hashim Thaçit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka vlerësuar se ligji është anti-kushtetues e jo delegacioni. E sipas tij, ky vendim ia kthen kompetencat e dialogut me Serbinë, presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

“Kushtetuta e ka vlerësuar se ligji është jokushtetues. Delegacion pa kompetenca s’jemi të interesuar të kemi” tha ai.

Ai shtoi se e gjithë ideja për këtë delegacion ka qenë që ta ndalojë Hashim Thaçin që të bisedojë me Serbinë.

“Logjika ka qenë ta bëjmë një ligj me e ndal Thaçin.” Tha ai, duke shtuar se vendimi i Gjykatës ia kthen Thaçit kompetencat.

“Po ua heqim Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt kompetencat, e po ia kthejmë ku kanë qenë, te Ramushi e te Hashimi” tha Sejdiu, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sejdiu gjithashtu shtoi se e keqja më e madhe e kësaj legjislature është fakti që çdo tendencë për bashkëpunim dhe kompromis është përkthyer në tradhti e patericë.

“E keqja më e madhe që ka ndodhur në këtë legjislaturë e që ka qenë kulmi i politikëbërjes në 20 vitet e fundit është fakti që çdo tendencë për bashkëpunim e kompromis është përkthyer në tradhti e patericë për qeverinë” tha ai.

Sejdiu shtoi se “Bashkëpunimi e kompromisi janë bërë mëkat, ndërsa popullizmii është bërë vlerë”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet