Sport

Sebastien Bichard flet për karrierën e tij dhe punën me Kombëtaren e Kosovës

Asistenti i Bernard Challandes, Sebastien Bichard ka folur për eksperiencën e tij tek Kosova.

Për “Football Kosovar”, ka treguar eksperiencën e tij dhe vendimin për t’u bashkuar me Kosovën.

Bichard e kishte nisur aventurën e tij në Sion, ku ishte ndihmës-trajner dhe sipas tij, ai që nga fillimi i tij ka pasur punë me lojtarë nga Kosova, kështu që vendimi për të punuar në Kombëtaren e Kosovës ishte i lehtë, pasi ai kishte shumë miq nga Kosova.

“Kur ju filloni punën e trajnerit, ju dëshironi t’i njihni lojtarët dhe këtë e bëra me lojtarët kosovarë, doja të dija dëshirën e tyre për sukses. Mendoj që kjo ka të bëjë me kohërat e vështira që kanë kaluar ata si popull”, tha ai.

Bichard u pyet nëse Zvicra e sheh Kombëtaren e Kosovës si kërcënim, pasi shumë lojtarë zgjedhin tani Kosovën.

“Aspak, në Zvicër, Kombëtarja e Kosovës shihet në mënyrë pozitive, Kjo për faktin se edhe Challandes ka dhënë kontriubut me lojtarët kosovarë, duke qenë në U-17 dhe U-2-0 dhe i ka zhvilluar ata”, shtoi ai.

“Kombëtarja ka atmosferë të mirë dhe lojtarë fantastikë, kam punuar në Lausanne me Kolollin dhe e njihja, por para se të vija i analizova tri ndeshjet e fundit dhe pastaj ishte e lehtë”, shtoi ai.

“Marrëdhënia ime me Challandes është e mirë, i diskutojmë të gjitha dhe kjo është gjë e mirë. Me Muharrem Sahitin dhe Thomas Richard, ne flasim me Challandes”, tha Bichard.

“Lojtarët gjithmonë duan të japin gjithçka nga vetja, ne duhet ti kriojomë kushtet për ta. Ndeshja me Spanjën ishte e veçantë, njëri nga lojtarët spanjollë na tregoi se Enrique kishte folur shumë për Kosovën sepse ata rrezikojnë”, shtoi ai.

Në fund Bichard tregoi edhe nëse ka mësuar shqip.

“I di dy fjalë, “hajde” dhe “shko”, këto fjalë më shërbejnë shumë, sidomos gjatë ndeshjeve”, përfundoi Sebastien Bichard

Postime të ngjajshme
Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë