Sport

Seancë rigjeneruese për futbollistët, ky është plani i Kosovës para ndeshjes ndaj Greqisë

Zhgënjimi i Leart Paqaradës pas ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë e cila përfundoi me disfatën e radhës të “Dardanëve” (1-0) | Fotografia është e realizuar në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Shpend Ahmeti
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka përjetuar zhgënjimin e radhës, derisa është mposhtur në shtëpi nga Sllovenia (1-0) në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kombeve në Grupin 3 të Ligës C.

Stafi teknik ka vendosur që të hënën (12 tetor), një ditë pas ndeshjes ndaj sllovenëve të mbajnë vetëm një seancë rigjeneruese me futbollistët, shkruan Gazetasheshi.com.

Seanca rigjeneruese është bërë me gjithë futbollistët në hotelin ku janë të akomoduar, ndërkohë që nuk pritet të zhvillohet ndonjë seancë stërvitore në kryeqytet.

Kosova do të udhëtojë më 13 tetor drejt Athinës për të zhvilluar takimin e radhës ndaj Greqisë, me ç’rast do të zhvillojë edhe seancën e fundit finale para duelit të 14 tetorit ndaj kombëtares helene.

Kujtojmë që takimi do të zhvillohet në Olympic Athletic Center of Athens “Spyros Louis” me fillim nga ora 20:45.

“Dardanët” ndodhen në pozitën e tretë të renditjes tabelare me vetëm një pikë, aq sa ka edhe Moldavia në pozitën e fundit dhe pa shumë gjasa për të kaluar grupin dhe për të kërkuar mundësinë e kualifikimit në gjysmëfinalen e Ligës C.

Postime të ngjajshme
Sport

Arbnor Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime

Sport

Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës, ka disa fjalë për futbollistët e tij

Sport

Tahir Batatina: Iu kam thënë futbollistëve, nëse bijmë në Ligën e Parë…

Sport

Rezultatet e ditës në Ligën e Parë