EkonomiLajme

Së shpejti pritet rritja e çmimit të naftës në Kosovë

Ditëve të fundit shumë vetura, po presin të furnizohen me derivate në stacionet e pompave të gazëve.

Në krahasim me vitet e kaluara, çmimet e derivateve këtë vit, po vlerësohen prej me të ulëtave që kanë qenë ndonjëherë në vend.

Çmimi për një litër naftë në këtë kohë, është nga 79 deri në 85 cent.

E çmim përafërsisht të njëjtë, ka edhe benzina.

Këtë rënie të çmimit të derivateve në këtë kohë, po e mirëpresin qytetarët.

Por, me këto çmime të ulëta, duket që kosovarët nuk do të shërbehen edhe për shumë kohë.

Nga Shoqata e Naftëtarëve, thonë që në ditët e ardhshme, pritet të ketë një ngritje të çmimeve.

Berjani shtoi se çmimi i naftës përcaktohet nga BERZA dhe organizata prodhuese OPEC.

Ndërsa sipas tij, Kosova ende vazhdon t’i ketë çmimet më të lira në rajon.

Ndërkohë, ditë më parë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, njoftoi se ka dënuar plot 14 kompani, të cilat dyshohet se kurdisen çmimet e derivateve.

Ndërsa shuma më të cilën u dënuan këto kompani, ishte mbi 4 milionë euro.

Postime të ngjajshme
Lajme

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndryshon rrjedha politike në Kosovë

Lajme

Mot me intervale me diell dhe vranësira të dendura

Lajme

Kosovë, raporti me Covid19, pozitiv janë regjistruar 1,052, ndërsa 820 persona janë shëruar dhe janë shënuar 30 viktima

Lajme

Pas dy muaj pezullimi, sot do të falet xhumaja në të gjitha xhamitë