Auto/Tech

Së shpejti, një kondicioner që mbahet nën rroba “The Reon Pocket”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sony premton të sjellë në treg diçka që shumë prej jush ia kërkojnë Zotit çdo ditë – në mos disa herë në ditë: një kondicioner që vishet.

The Reon Pocket është një njësi kompakte që futet në xhepin e posaçëm të një këmishe. U ofrua së pari përmes fushatës për financim nga publiku First Flight, për të parë se cilat produkte kanë vërtet kërkesë në treg dhe tani është financuar tërësisht.

Pajisja nuk funksionon si një kondicioner tipik. Qëndron në mes të shpatullave dhe përdor efektin Peltier (sipas ta cilit nxehtësia përthithet ose emetohet kur kaloni një rrjedhë elektrike) për të ulur ose rritur temperaturën pa zhurmë. Mund të vishni një kostum zyrtar në mes të vapës dhe s’do të dukeni sikur sapo keni dalë nga sauna.

Efekti Peltier është një prej tre efekteve termoelektrike, ku nxehtësia transferohet nga njëra anë e pllakës në tjetrën. Teknologjia përdoret rëndom në laboratorë ku nevojitet nxehja dhe ftohja e shpeshtë e mostrave.

Ilustrimet e Sony-t demonstrojnë uljen e temperaturës së kurrizit nga 36 gradë celcius, në 23.

Njësia mund të ftohë dhe të ngrohë. Kontrollohet përmes një aplikacioni që lidhet me të me Bluetooth. Thuhet se përdoruesit duhet ta vendosin temperaturën manualisht, por së shpejti pajisja do ta rregulljë vetë në varësi të vendodhjes suaj, në hije apo në diell.

I vetmi disavantazh është bateria, që zgjat vetëm dy orë, në mos më pak. Do të dalë në treg në Japoni vitin që vjen dhe nëse është e suksesshme, në gjithë botën. Do të kushtojë vetëm $117, që e bën të përballueshme për masat.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Auto/Tech

Të gjitha modalet që do të prezantohen në shkurt nga Volkswagen

Auto/Tech

U hoq nga qarkullimi në Gjermani, por në Kosovë kjo BMW po shitet me çmim marramendës

Auto/Tech

Sony lanson logon zyrtare të PlayStation 5

Auto/Tech

Apple planifikon iPhone me një dizajn krejtësisht të ri