Sport

Scholes flet për Adnan Januzaj

Legjenda e futbollit të Manchester Unitedit, Paul Scholes ka folur për Adnan Januzaj.

Adnan Januzaj do të luaj kundër ish-skuadrës së tij, Manchester Unitedit ditën e enjte në kuadër të UEFA Europa League, shkruan IndeksOnline.

Scholes përmes një interviste për mediat në Angli, i ka bërë thirrje skuadrës së ‘Djajëve të Kuq’ të kenë kujdes nga Adnan Januzaj dhe nga këmba e tij e majtë.

“Ai mund të bëjë depërtime të mira. Ka një të majtë të mirë. Mund të shënojë gola, të krijoj raste – duhet të kemi shumë kujdes me të”, ka thënë Scholes.

Legjenda e futbollit anglez po ashtu tregoi edhe kohën kur e stërviti Januzajn në Manchester United.

“Ai ishte i mirë edhe si fëmijë. Ishte i talentuar. E kam stërvitur pas daljes në pension. I di aftësitë e tij, kishte talent aty. Edhe te Sociedad po bën mirë”, vazhdoi tutje 46-vjeçari.

Kujtojmë që të enjten Real Sociedad do të luaj ndaj Manchester Unitedit në kuadër të 1/32 në UEFA Europa League./

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Sport

Drita rikthehet te fitorja, Llapi i fortë për Ballkanin

Sport

SUPERLIGA LIVE: Ka gol në ndeshjen Llapi - Ballkani