Sport

SC Gjilani me skuadrën më të vjetër në Ballkan!

Mosha mesatare e futbollistëve të SC Gjilanit është për tu shqetësuar.

Futbollistët e “Skifterave” mesatarisht kanë moshën, 28.8 vjeçare, shkruan Gazeta Olle.

Sipas statistikave dhe të dhënave të grumbulluara në Transfermarkt, Gjilani jo vetëm që ka skuadrën më të vjetër në Kosovë, por edhe në të gjithë gadishullin ballkanik.

Gjilanasit janë skuadra më e vjetër nga të gjithë të tjerat që paraqiten në ligat elitare të shteteve që bëjnë pjesë në Ballkan.

Apollon Smyrnis nga Greqia është skuadra që i bënë më së shumti konkurrencë “Skifterave” për nga mosha, grekët në skuadrën e tyre kanë moshë mesatare 28.1 vjeç.

Por, të gëzuar rreth këtij fakti nuk duhet të jenë as rivalët e qytetit “Intelektualët”, kjo pasi me moshë mesatare 27.1 vjeçare edhe Drita gjendet në mesin e skuadrave më të moshuara të gadishullit, teksa mbanë pozitën e dytë në Kosovë.

Gjilani aktualisht ka vetëm 23 futbollistë në skuadër dhe normalisht se merkato dimërore dhe ardhjet e reja mund ta ndryshojë këtë statistikë, nëse “Skifterat” transferojnë futbollistë të rinjë në moshë atëher edhe ky epitet si “Pensionerët e Ballkanit” mund të largohet.

Të kuqtë e drejtuar nga Bylbyl Sokoli kanë përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e katërt në Superligë, me 12 pikë më pak se Drita, teksa kanë pasur probleme të mëdha me lëndimet. /

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët befasojnë Arbërinë midis Turqisë, ja çfarë ndodhi

Sport

Arsenali në bisedime me super talentin e gjigantit spanjoll

Sport

Futbollisti i Feronikelit rikthehet pas shtatë muajve në fushën e blertë!

Sport

Gjilani cakton një miqësore, luan kundër kësaj skuadre