Sport

Sarri te Lazio? Muriqi jashtë planeve të tij

Bisedimet mes presidentit Claudio Lottito dhe teknikut italian Maurizzio Sarri janë drejt përfundimit. 62-vjeçari e sheh veten shumë pranë Lazios.

Sipas mediave italiane, mes presidentit të Lazios dhe ish-trajnerit të Juventusit është planifikuar një takim, pasi ai pasditen e sotme ka mbërritur në Romë.

Lottito kërkon të bindë 62-vjeçarin që të marrë drejtimin e kryeqytetasve në mënyrë që të vijojë konkurrimin me rivalët e përjetshëm të Romës që afruan në stol këtë verë, Jose Murinhon.

Në këtë takim pritet të bihet dakord lidhur me pagën e lartë të Sarrit, i cili kërkon 4 milionë euro, ndërsa mund të gjendet një kompromis për 3 milionë plus bonuset.

Klubi kryeqytetas po kalon një situatë të vështirë ekonomike edhe pas marrëveshje me Sarri, i cili në nuk do të preferonte të ri-propozonte një formacion 3-5-2, bordi duhet të mendojë edhe për afrimet e para.

Një transferim i mundshëm është ai i Elseid Hysajt, i cili ka qenë shumë besnik ndaj Sarrit nga koha kur luante me Empolin dhe pas skadimit të kontratës me Napolin këtë verë mund të kalojë me kosto zero tek Lazio.

Sipas Tuttosport, lojtarët e parë që mund të qëndrojnë jashtë planeve të 62-vjeçarit dhe që mund të sjellin disa të ardhura për Lazion këtë merkato nëse nxirren në treg janë: Patrik, Hoedt, Eskalante, Kataldi, Fares dhe Muriqi.

Sarri mbetet favoriti për stolin e Lazios, por nga Lottito gjithmonë mund të presësh surpriza. Alternativat të tjera përveç ish-trajnerit të Juventusit për momentin janë Vijash-Boash dhe Viktor Pereira.

Postime të ngjajshme
Sport

Esat Mala transferohet në Superligën e Turqisë, ja sa ka fituar Partizani nga largimi i tij

Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin