Sport

Samir Shaptahu jep mendimin e tij: Ismet Munishi duhet të jetë selektori i ri i Kosovës për këto arsye

Njëri nga basketbollistët më të mirë që ka luajtur në Kosovë, Samir Saptahovic, ka shprehur publikisht mendimin e tij për përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses A të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Samir Saptahovic (i njohur edhe si Samir Shaptahu) së fundmi ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, ku është shprehur se Ismet Munishi duhet të jetë përzgjedhësi i Kosovës, duke treguar edhe arsyet e tij.

Postimi i tij (pa ndërhyrje):

“Ismet Munishi
Selektor i Kosoves!
Zdo respect per trenerat e futbollit ne Kosov. Per mendimin tim, Ismet Munishi duhet te jet trener i Kosoves. Nji nijeriu qe ka dhan kontributin e jashtzakonshem si ne vendin ton, por poashtu edhe jasht vendit. Me karakter te fort dhe dijeni te madhe ne futboll Ismet Munishi Selector !!”.
Vlen të theksohet që së fundmi kanë qarkulluar emrat si kush mund të jetë zëvendësuesi i Bernard Challandesit te Kosova, teksa ndër më të përmendurit ishte Ismet Munishi.

Ndaj këtyre zërave ka reaguar së fundmi edhe vetë trajneri i FC Ballkanit, i cili tha se ndihet i nderuar, por që në këto momente duhet përkrahur futbollistët dhe trajneri aktual.

Postime të ngjajshme
Sport

Arbnor Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime

Sport

Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës, ka disa fjalë për futbollistët e tij

Sport

Tahir Batatina: Iu kam thënë futbollistëve, nëse bijmë në Ligën e Parë…

Sport

Rezultatet e ditës në Ligën e Parë