Sport

Samir Shaptahu e komenton finalen Ylli – Prishtina, e zbulon edhe bisedën që e zhvilloi me Florian Miftarin

Të dielën do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku takohen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina, shkruan Zeri.info.

Skuadra suharekase do të tentojë ta fitojë këtë trofe për herë të parë në histori të klubit, kurse kryeqytetasit e duan për herë të 15-të.

Gjatë rrugës për në finale, Ylli ka eliminuar Bashkimin dhe Rahovecin, teksa Prishtina mposhti Pejën dhe Ponte Prizrenin.

Në një bisedë me ‘Zeri.info’, Samir Shaptahu nga përvoja e tij dhe se Kupën nuk e fiton gjithmonë skuadra më e mirë.

“Final 8 është një garë që nuk mund ta dish asnjëherë se kush e fiton. Kupën nuk e fiton më i miri, kjo duhet të kuptohet. Kupën e fiton vetëm skuadra që në atë ditë është në nivelin e duhur, skuadra e cila është në ditën e saj. Flas prej përvojës time, e kemi fituar shumë herë kupën edhe pse s’kemi qenë skuadra më e mirë. Pra, po flas për eksperiencën e lojtarëve apo trajnerit” – tha fillimisht legjenda shqiptare e basketbollit.

Tutje, ish-lojtari i shumë prej skuadrave të njohura në Kosovë zbuloi se çfarë ka biseduar me Florian Miftarin para disa ditëve.

“Para disa ditësh kam biseduar me Florian Miftarin për Final 8 dhe ia kam thënë këto gjëra. Të gjitha skuadrat e kanë parë vetën në finale, vetëm Prishtina nuk ka folur asgjë dhe sot ata janë në finale. Kjo është ajo çfarë e quajë unë ‘eksperiencë’” – tha 39 vjeçari.

Samir Shaptahu tha se Ylli në letër është favorit për ta fituar trofeun e Kupës së Kosovës, por nuk duhet harruar eksperienca e madhe që ka Prishtina, duke përmendur në veçanti Edmond Azemin.

“Ylli është një skuadër për respekt, me një trajner të mire dhe staf për t’u admiruar. Prishtina sigurisht që do të përgatitet maksimalisht për finale, sepse në ‘play-off’ nuk do këtë shumë shansa. Në letër Ylli është favorit, por s’duhet harruar se Prishtina ka eksperiencë. Aty e veçojë Edon. Unë u urojë shumë suksese të dyja skuadrave në finale” – ka deklaruar Shaptahu.

Shaptahu nuk ka harrur ta përmend edhe skuadrën e tij të zemrës, KB Pejën, për të cilën shprehi keqardhje për eliminimin e hershëm.

“Më vjen shumë keq për skuadrën time, Pejë, se shumë herët u eliminuan nga Final 8. Shpresoj që në ‘play-off’ do të kenë fat më shumë” – ka përfunduar njëri prej atyre që vlerësohet si ndër më të mirët në historinë e basketbollit të Kosovës.

Kujtojmë se ndeshja finale mes Yllit dhe Prishtinës zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në Suharekë, aty ku janë duke u zhvilluar të gjitha ndeshjet e garave të Kupës.

Postime të ngjajshme
Sport

Tjetër gol në ndeshjën, Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Ka gol në ndeshjën, Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Ky është rezultati momental në ndeshjet, Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli