Sport

Sami Sermaxhaj tregon favoritin për titull, thotë se një skuadër veçse është përshëndetur me Superligën

Sami Sermaxhaj ka shprehur mendimet e tij në lidhje me skuadrat e Superligës.

Trajneri i njohur ishte mysafir në emisionin “Sporti Total”, aty ku bashkë me panelistët e tjerë folën rreth përgatitje të skuadrave të Superligës, shkruan Gazeta Olle.

Sermaxhaj tha se Besa është e përshëndetur nga elita, por që po luajn futboll të mirë dhe nuk po tolerojnë, teksa tregoi edhe skuadrën që sipas tij është favorite për titull.

“Që nga fillimi Besa ka qenë e përshendetur me këtë rang garash, por asnjëher nuk ka toleruar në lojë dhe në pranverë mendoj duke e njohur trajnerin e ri skuadra do të luaj akoma më mirë sesa në ndeshjet e deritashme dhe nuk do të tolerojë në lojë”

“Nuk më pëlqen ajo që ka ndodhur tek ky klub, ku trajneri i huaj erdhi si trajner dhe më pas u bë drejtor për t’ia dhënë faturën e dështimit një trajneri vendor, mendoj se është një gjest jo i duhur”

“Sa i përket kreut të tabelës, Ballkani ka bërë të gjitha përgatitjet si organizative e gjithçka tjetër. Besoj që kanë punuar dhe kanë pasur kushtet shumë të mira për të hyrë në formë e duke marrë parasysh futbollistët që ka mendoj që është një nga kandidatët kryesor për titull së bashku me Dritën, por të mos befasohemi nga rezultatet e dobëta në ndeshje miqësore të Dritës”.

Futbolli kosovar rikthehet me datë 10 shkurt 2020, gjithçka nis me ndeshjet e kupës.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën

Sport

Shorti i Europa League, kur dhe ku do të mbahet

Sport

Pasi mposhtën Dritën dhe Llapin, Adenis Shala ka disa fjalë edhe për Prishtinën

Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro