Lajme

Sami Lushtaku tregon se ku ishte, kur u sulmua Albin Kurti

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur pas vizitës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti atje, ku edhe u sulmua me vezë nga qytetarët.

Lushtaku në Pressing të T7 tha se ka qenë në tubim dhe se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar Kurtin.

“Unë kam qenë në tubim lidhje nuk kam pas, as tani nuk e di se kush ka qenë aty dhe kush nuk ka qenë”, ka thënë Lushtaku.

Megjithatë, Lushtaku konsideroi se ky ishte një provokim nga Kurti dhe se qytetarëve të Skenderajt ua kujtoj kohën e luftës dhe vrasjet e shumta që janë kryer në Drenicë.

“Më vjen keq që Albin Kurti ka ardhë me forca të shtuara të Policisë dhe pershtypja jem dhe e opinionit në Skenderaj ishte sikur gjatë luftës. Kurti nuk është dashtë me ardhë në Drenicë ashtu, sepse shumë aktivistë të Vetëvendosjes kanë ardhë kanë pi kafe në Skenderaj dhe kanë dalë sikur nga çdo qytet tjetër, unë mendoj që zotri Kurti e ka provoku qytetarin e Drenicës. E ka provoku me vetë faktin se para dy ditësh ishte në Mitrovicë dhe nuk ka pasur aq shumë forca policore sa i pamë sot në Skenderaj. Sheshi i Skenderajt ka qenë me plot policë, me maska e pa maska dhe unë mendoj që ky është një provokim që iu ka bërë Drenicës dhe komunës së Skenderajt”, tha Lushtaku.

Postime të ngjajshme
Lajme

Derisa vazhdon numërimi i votave, Abrashi: Vetëvendosje mbi 50%

Lajme

Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

Lajme

Aplikuan disa herë për subvencione por nuk u ndihmuan – familja Ilazi serrën e shfrytëzon si stallë për lopë

Lajme

Ndërron jetë gruaja e veprimtarit Adem Demaçi