Lajme

Sami Lushtaku me postim emocionues për bashkëluftëtarin e tij

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka bërë një dedikim për bashkëluftëtarin e tij, Fadil Kodra, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit, shkruan Gazeta Blic.


Lushtaku thotë se me Fadil Kodrën, kanë bashkërrugëtuar gjatë, duke qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Lushtaku shton se Fadilit i uron jetë të bashku, pasi që i njëjti ka qenë pjesë e Grupit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

“Sot ka ditëlindjen e 55-të kusheriri e bashkëluftëtari im, Gjenerali Fadil Kodra. Me Fadil Kodrën kemi bashkërrugëtuar gjatë. Ai është njëri prej themeluesëve të UÇK-së, pjesë e grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe një prej luftëtarëve të dalluar të luftës sonë çlirimtare. Fadilit i uroj shëndet e jetë të gjatë, bashkë me familje. SL”, ka shkruar Lushtaku.

Postime të ngjajshme
Lajme

Si arriti LDK që të mbajë komunën e Podujevës për 20 vjet?

Lajme

Kusari-Lila: Kjo është forma e vetme që Ramush Haradinaj të bëhet President

Lajme

Reagon kandidati i PDK-së, ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit

Lajme

Haraqija kapet me Gjinovcin