
Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka pranuar të lejojë 27 adoleshentë të largohen nga një anije shpëtimi migrantësh mes një grindje midis liderit të djathtë dhe ministrave të tjerë.
Të miturit u lejuan të zbrisnin në ishullin italian të Lampedusa pas më shumë se gjashtëmbëdhjetë ditësh në det.
Më shumë se 100 migrantë mbeten në bordin e anijes shpëtuese Spanjolle Open Arms. Kryeministri Giuseppe Conte e kishte quajtur Z. Salvini “të fiksuar” me mbajtjen e migrantëve jashtë porteve italiane.
Gjithashtu dy ministrat, të Premten refuzuan të nënshkruajnë urdhrat e Z. Salvini, duke ndaluar anijen e Open Arms të hipnin në Lampedusa.
Ishulli i vogël i Lampedusës ka qenë prej kohësh një tërheqës për migrantët afrikanë që ikin nga dhuna dhe varfëria.
Liga e Z. Salvini po kryeson në sondazhet e opinioneve, ka kapërcyer edhe Five Star. Prandaj, një koalicion midis Five Star dhe PD po duket gjithnjë e më i mundur.
Five Star dhe Liga kanë muaj që debatojnë për një varg çështjesh, përfshirë taksimin dhe financimin e një projekti hekurudhor me shpejtësi të lartë, që përfshin një tunel përmes Alpeve./bbc/