Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka treguar pse nuk është takuar me ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, gjatë vizitës së tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Sallahu në ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se Jakup Krasniqi e ka komunikuar atë, se Thaçi dhe Veseli nuk mund ta takojnë për shkak të një formulari që ka të bëjë me vizitat.

“Unë kam qenë atje vet, kam takuar Selimin, Gucatin, kam takuar edhe persona të tjerë. Kam takuar edhe komandant Ujkun, përjashto zotëri Veselin, Thaçin dhe Calin.

Kur jam takuar me Gucatin, Selimin dhe Krasniqi, ata më kanë thënë se kemi pasur të fala nga dy liderët e PDK-së, mirëpo nuk kemi mujt me i taku për shkak të një formulari, i cili ka tri kolona,. Kolona e parë: Familjarë miq dhe të tjerët”, tha Sallahu.

Sallahu tha se atij i është komunikuar nga Selimi e Krasniqi se arsyeja e mostakimit të Thaçit dhe Veselit është për shkak të formularëve, pasi përfaqësuesit e institucioneve të shtetit nuk hyjnë në mesin e familjarëve dhe miqëve. .gazetaexpress.com

Related posts
Lajme

Këto vende nesër do të mbesin pa energji elektrike

Lajme

Fronti i ftohtë ajror po depërton në Kosovë, sjellë reshje bore e shiu

LajmeShow Bizz

Turp në Big Brother VIP: Improvizuan “varrimin” e Einxhel duke i vendosur lule dhe bërë homazhe

LajmeShow Bizz

E turpshme, Arjola dhe Monika shkrihen së qeshuri pas rrëzimit të Einxhelit në Big Brother VIP

Leave a Reply

Your email address will not be published.