Sport

Salihu: Vetëm FFK organizon gara brenda territorit të Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ndeshja ndërmjet skuadrës serbe Trepça dhe Crvena Zvezdas së Beogradit nuk do të zhvillohet në Zveçan, përkundër faktit se FIFA e ka kthyer përgjigjen jo shumë të pritur për Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Ne inkurajojmë Federatën e Futbollit të Kosovës që të tërheqë kërkesën e parashtruar pranë institucioneve të sigurisë, në mënyrë që ndeshja Trepça – Crvena Zvezda të zhvillohet në Zveçan” shkruhet ndër të tjera në letrën e FIFA-s.

Mirëpo, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i kontaktuar nga Insporti, ka thënë se diçka e tillë nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.

“Së pari them se ne ende nuk e kemi parë letrën, pasi sot kemi qenë të zënë me aktivitete tjera. Por, sido që të jetë, është e qartë se ajo ndeshje nuk do të zhvillohet, pasi në territorin e Kosovës gara mund të organizojë vetëm Federata e Futbollit e Kosovës dhe askush tjetër”, ka thënë Salihu.

Ai ka shtuar se, FIFA nuk dëshiron dhunë dhe as imponime, ndërsa kjo duhet të kuptohet edhe me fjalët:

“Ne inkurajojmë Federatën e Futbollit të Kosovës që të…’. Kjo është çështje shtetërore dhe një gjë të tillë nuk mund ta lejojë shteti i Kosovës. Ne jemi të pranuar në UEFA dhe FIFA të barabartë me të gjithë të tjerët, prandaj këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka shtuar Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv