Sport

Salihu: Dikujt po i pengojnë sukseset e Përfaqësueses, që 30 vite disa persona qeshin me të gjithë kryetarët e FFK-së

Kosova dhe Shqipëria do të luajnë më 11 nëntor një ndeshje vëllazërore në futboll, e cila iu paraprinë ndeshjeve tjera që luhet pas pak ditësh në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përveç që nga ana pozitive shihet si përgatitje para ndeshjeve në fjalë, vëllazërorja e 11 nëntorit nga sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, po shihet si ngarkesë shtesë para dy takimeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Po flas si ish-futbollistë në këtë rast. Mendoj se është një ngarkesë e madhe të kesh tri ndeshje në një afat kaq të shkurtër. Këtë po e thonë shumica e kolegëve tanë që janë kryetar apo sekretarë, trajner pasi edhe skuadrat po kanë kampionate të ngarkuara. Një futbollisti mund t’i ofrosh edhe 100 milionë por ai nuk mund ta përballojë pasi është qenie njerëzore”, deklaroi Eroll Salihu për RTV Dukagjinin.

Salihu shtoi se në këtë përballje mund të gjejnë hapësira edhe disa futbollistë të rinj, ndërsa pati disa fjalë për ata që kritikuan disa nga yjet kryesorë të Kosovës që nuk ishin pjesë e skuadrës në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ne i kemi djelmoshat e artë. Ata janë shpirti i këtij kombi. Nuk ka pasur asnjë lloj zënke më të vogël mes lojtarëve. Nuk e di kujt po i konvenojnë këto gjëra…Tifozët e vërtet nuk kanë folur. Me sa duket dikujt po i pengojnë sukseset e Kosovës në futboll. Djemtë kanë qenë të lënduar, me virus apo kanë qenë të ndaluar për të luajtur nga rregullat e FIFA-s”, shtoi më tej Salihu.

Tutje ai fajësoi tërthorazi klubin e Lazio-s që e lejoi Muriqin të luante në atë ndeshjen miqësore menjëherë pas lëndimit, ndërsa pa dashur të përmend emra, tha se disa persona qëllimshëm e kanë fajësuar FFK-në se nuk ka bërë sa duhet për përfshirën e Muriqit, Rashicës e Rrahmanit për ndeshjen ndaj Maqedonisë.

“Këta djelmosha janë mërzitur shumë që nuk kanë kaluar në fazën tjetër. Kritikat janë të mirëseardhura. Kritika duhet të ketë qëllime të mira, jo për të përfituar grupe të ndryshme. Prej 30 vitesh këta persona kanë qeshur me të gjithë kryetarët pa u ndalë”, thotë sekretari i FFK-së.

Krejt në fund, ai tregoi gjasat që tifozët të jenë të pranishëm së shpejti nëpër stadiumet tona.

“Unë nuk besoj se këtë vit ka gjasa teorike që shikuesit të kthehen në stadiume në numër të konsiderueshëm”, deklaroi ndër të tjera Eroll Salihu.

Kosova nuk arriti para pak javësh të kalonte në finale të Play Off-it të Ligës së Kombeve pasi në gjysmëfinale u mposht nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ndeshjet e radhës e presin në muajin nëntor, e ku iu paraprinë takimi vëllazëror me Shqipërinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – Llapi, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Sport

Liga e Kampionëve: Rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme

Sport

“​A do të jap dorëheqje?”, Zidane flet pas humbjes nga Shakhtari

Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës