Sport

Salah “sulmohet” nga lojtarët e Gabonit, presin në radhë për fanellën e tij

Mohamed Salah cilësohet si lojtari më i mirë në botë për momentin dhe paraqitjet e tij me Liverpoolin kanë mahnitur tifozët në mbarë botën.

Por nuk janë vetëm tifozët ata që janë mahnitur nga paraqitjet e Salah, shkruan Demokracia.com.

Mohamed Salah në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ me Egjiptin u ‘sulmua’ nga lojtarët e Gabonit të cilët dëshironin fanellën e yllit egjiptian.

Pavarësisht humbjes 1-2, lojtarët e Gabonit dukeshin më të fokusuar për ta fituar fanellën e Salah pas ndeshjes.

29-vjeçari po përpiqej të dilte nga fusha, por ishte rrethuar nga disa lojtarë që donin fanellën e tij.

Megjithatë, ai e trajtoi situatën shkëlqyeshëm dhe u duk sikur po bënte gjestikulim se tashmë ia kishte premtuar fanellën dikujt tjetër.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *