Sport

” Salah paralajmëroi drejtuesit e klubit me komentet për largim”

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher beson se komentet e Mohamed Salah javën e kaluar në lidhje me një lëvizje në Spanjë ishin një paralajmërim për bordin drejtues të Reds.Salah befasoi të gjithë javën e fundit kur foli për një largim të mundshëm nga Liverpooli dhe një transferim në Spanjë tek Real Madridi apo Barcelona.

Carragher, duke shkruar në kolonën e tij në Daily Telegraph, beson se komentet e Salah ishin thjesht për të nxitur bordin e Liverpoolit të veprojnë.

“Koha për inicimin e tregimit të transferimit të lojtarit është e çuditshme. Pikëpamja ime është se ishte një mesazh për pronarët e Liverpoolit për t’i ofruar atij një marrëveshje fitimprurëse të re”, ka shkruar fillimisht Carragher.

“Të shohësh lojtarët e tyre duke u kërkuar dhe shikuar nga klubet e La Ligas do të kishte shqetësuar Liverpool pesë vjet më parë. Jo tani”.“Unë nuk jam i bindur që Real Madridi dhe Barca mund të përballojnë Salah”.

“Investimi i tepërt prej 125 milionë funtesh për një lojtar që do të mbushë 29 vjeç këtë verë nuk është biznes i mirë”, përfundoi anglezi.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Nga ky vit ndryshon dizajni i trofeut që do ta marrë kampioni i Kosovës

Sport

Pakënaqësi te klubi i madh shqiptar, tifozët zbresin në fushë dhe kanë kërkesë për lojtarët

Sport

FFK prezanton 13 gjyqtarët kosovarë që kanë marrë stemë të FIFA-s

Sport

Kualifikimet e Euro 2023: Kosova përsëri në grup me Anglinë, ky është shorti