Sport

“Salah mund të bëhet më i mirë se Messi, nëse s’tregohet egoist”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka ngjashmëri me Lionel Messin dhe madje mund të bëhet edhe më i mirë, nëse nuk tregohet egoist dhe iu pason më shumë bashkëlojtarëve para golit, sipas Arsene Wenger.

Ish-trajneri i Arsenalit, i cili ka lënë të kuptohet se do të mundë t’i kthehet punës duke marrë drejtimin e ndonjë kombëtareje, beson se loja e sulmuesit egjiptian është e krahasueshme me atë të argjentinasit, por e pranon se i mungojnë disa elemente, megjithatë.

Përveç se duhet të shënojë pak më shumë gola, Wenger theksoi se Salah duhet po ashtu të mësojë kur të tentojë të shënojë dhe kur t’ua pasojë topin bashkëlojtarëve.

“Atij i duhet t’i shënojë plus 20 gola (çdo sezon), nëse dëshiron të jetë sa më konkret që është e mundur”, tha Wenger.

“Ama ai është i ngjashëm me Messin. Salahs i duhet ta gjejë vazhdimësinë e Messit. Mendoj se ai është golashënues po aq i mirë sa Messi, por ky i fundit është më i kompletuar, sepse e bën pasimin e fundit, gjë që Salah nuk e bën për shkak se është i fiksuar të shënojë vet”, shtoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv