Sport

Sahiti: Zëvendësimet e futbollistëve ndaj Moldavisë nuk i kam kryer unë

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Tri ndeshjet e fundit Kosovën e ka drejtuar Muharrem Sahiti, ndihmës i Bernard Challandesit i cili është i infektuar me koronavirus.

Image
Sahiti ka zbuluar se zëvendësimet e futbollistëve janë kryer me urdhër të Challandesit.

“Zëvendësimet i ka kryer Challandesi. Kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt”, ka thënë Muharrem Sahiti në konferencën për medie pas ndeshjes me Moldavinë, përcjell Zeri.info.

Dardanët kanë arritur ta mbyllin me fitore ciklin e garave në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, në ndeshjen zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të ekipit të drejtuar nga trajneri Muharrem Sahiri, ku përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në ketë pjesë erdhi në minutën e 31-të dhe ishte sulmuesi Lirim Kastrati, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas një topi të kthyer nga mbrojtja kundërshtare.

Në pjesën e parë, Kosova provoi edhe disa herë tjera me Edon Zhegrovën, Valon Berishën dhe Vedat Muriqin, por pa arritur ta tundin rrjetën, ndërsa disa herë u shpëtua nga portieri Samir Ujkani me disa pritje vendimtare.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, pasi edhe mysafirët tentonin të gjenin golin e barazimit, duke qenë jo rrallëherë të rrezikshëm.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja ekipet, portat mbeten të paprekura dhe Kosova mori një fitore të madhe 1-0.

Kosova nga minuta e 84-të luajti me një lojtar më pak, pasi Ibrahim Dresevic u ndëshkua me të kuq pasi ndërpreu një aksion të rrezikshëm të moldavëve.

Kosova e mbyll grupin në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Moldavia e katërta me një pikë. Sllovenia e fitoi grupin me 14 pikë, ndërsa Greqia e dyta me 12 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë