Sport

Sahiti paralajmëron ndryshime në formacion, ja çfarë thotë para ndeshjes me Slloveninë

Ndihmës selektori i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur në konferencën për medie para takimit të nesërm kundër Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Gazetasheshi.com.
Tekniku gjilanas ka folur për kundërshtarin e “Dardanëve” dhe për ndryshimet që mund t’i bëjnë për këtë takim.

“Do jetë një ndeshje e vështirë me një kundërshtartë mjaftë kualitativ si Sllovenia”.

“Pavarësisht nga kjo, do jetë ndeshja e parafundit e Ligës së Kombeve”.

“Në këtë situatë jo-normale përshkak të pandemisë kemi mungesa të rëndësishme, e kur kësaj i shtohen edhe mungesat nga dëmtimet që kemi dhe minutazha e vogël e disa futbollistëve do jetë e vështirë, por do japim maksimumin”.

“E njohim mirë kundërshtarin, kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nesër do të provojmë të fitojmë, është ndeshje e rëndësishme dhe duam ta shohim reagimin e kundërshtarëve”.

“Mund të ndryshojmë formacionin, por jo dhe mënyrën si luajm futboll. Do vazhdojmë të luajmë me pasime dhe të krijojmë raste”- përfundoi Muharrem Sahiti.
Sahiti ka marrë drejtimin e Kombëtares pasi kryetrajneri, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica