Sport

Sahiti konfirmon lëndimin e Rashicës, zbulon nëse do jetë i gatshëm ndaj San Marinos

Kosova është duke vazhduar me përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos.

Në stërvitjen e fundit, ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica nuk ishte i pranishëm me bashkëlojtarët, shkruan lajmi.net.

Lidhur me mungesën e Rashicës, Lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Sahiti ka konfirmuar lëndimin e Rashicës, mirëpo ka bërë të ditur se nuk është seriozë dhe që ky i fundit do jetë me skuadrën për ndeshjen ndaj San Marinos.

“Po, mundet me qenë një lëndim, por nesër është gjithsesi në ekip. Na me qëllim e kemi pushuar që të mos e ngarkojmë sonte për të qenë nesër me ekipin dhe do të shohim deri para lojës”.

“Me ekipin do jetë do jetë, por a starton apo do jetë në bankinë, aty vendos selektori, mirëpo do jetë me ekipin”, deklaroi ai për lajmi.net.

Kujtojmë, se nesër me fillim nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, Kosova e mirëpret San Marinon.

Postime të ngjajshme
Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare

Sport

Bislimi ende s’ka vendosur për të ardhmen, ka oferta nga Superliga e Superiorja!

Sport

Ja sa pritet të fitojë skuadra e Llapit, nëse kalon rrethin e parë të Conference League