Sport

Sahiti: Kjo është e veçanta e Superligës së Kosovës deri më tani

Ndihmës trajneri i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti beson se Superliga e Kosovës këtë stinor do të jetë e baraspeshuar.

Fakti që asnjëra skuadër, madje as pretendentët për ta fituar titullin nuk i kanë fituar të trija ballafaqimet në këtë sezon, e shtyen Sahitin të japë këtë mendim sa i përket Superligës së Kosovës.

“E veçanta e fillimit të kampionatit është që asnjë skuadër në fillimin e kampionatit nuk ka marrë maksimumin e pikëve. Kemi Arbërinë dhe Ballkanin që kanë 7 nga 9 pikët e mundshme, ndërsa kemi dy skuadra që akoma nuk kanë marrë pikë si Besa dhe Llapi”, tha fillimisht Sahiti në emisionin 2 me 1 në RTV21.

“Ky mund të jetë një kampionat i baraspeshuar, pasi as pretendentët nuk kanë marrë maksimumin e pikëve nga ndeshjet e luajtuara”, përfundoi Sahiti.

Postime të ngjajshme
Sport

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport

Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit, Manchester United e shkelë Leipzigun

Sport

Ismet “Baba” provokon keq Prishtinën

Sport

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?