Sport

Sahiti: Duhet të kthehet mentaliteti fitues, këto dy raste vendosën ndeshjen

Sllovenia fitoi me rikthim 2-1 ndaj Kosovës, raporton Gazeta Olle.

Pas ndeshjes një deklaratë për medie e dha ndihmëstrajneri, Muharrem Sahiti.

“Pandemia na goditi më së shumti neve, normalisht edhe të tjerat, por ne kishim dhe lëndime dhe na dëmtoi shumë”

“Definitivisht unë jam shumë i kënaqur me angazhimin dhe reagimin e lojtarëve sidomos pas ndeshjes me Shqipërinë”

“Nuk patëm fat ta mbanim rezultatin deri në fund, por ishin penalltia dhe ndërhyrja ndaj Kryeziut dy detajet që vendosën ndeshjen”

“Kemi punuar këto ditë për të ndryshuar mentalitet, pasi duhet të kthehemi tek ai mentaliteti i vitit të kaluar, mentaliteti fitues… por futbolli është i tillë dhe mund të humbësh edhe në minutat e fundit”- përfundoi Sahiti.

Kosova luan të merkurën kundër Moldavisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – Llapi, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Sport

Liga e Kampionëve: Rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme

Sport

“​A do të jap dorëheqje?”, Zidane flet pas humbjes nga Shakhtari

Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës