Sport

Sahiti: Drita duhet të luante ndaj Prishtinës, çka nëse do të shkonin në grupe, a do t’i shtyhej gjithë kampionati?

Dritës iu janë shtyrë tri ndeshjet e para të edicionit 2020/21 për shkak të angazhimit në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Gjilanasit do të luajnë ndaj Llapit, Trepcës ’89 dhe Prishtinës në termine të lira që Federata e Futbollit të Kosovës duhet t’i gjejë gjatë këtij sezoni, përcjellë Gazeta Olle.

Trajneri Muharrem Sahiti mendon që kjo mund t’iu prishë punë gjilanasve.

“Mendoj që ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës duhej të zhvillohej në terminin e rregullt. Dritës mund t’i dalë negativisht shtyrja e ndeshjeve, edhe pse e kanë menduar për mirë”, deklaroi Sahiti në “2 me 1”.

“Çfarë do të ndodhte nëse Drita do të kualifikohej në grupe, a do t’i shtyhej i gjithë kampionati?”, u shpreh Sahiti.

Kujtojmë që Drita në mesjavë luan ndaj Besës në shtëpi.

Postime të ngjajshme
Sport

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport

Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit, Manchester United e shkelë Leipzigun

Sport

Ismet “Baba” provokon keq Prishtinën

Sport

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?