Sport

Sabien Lilaj nuk largohet nga FC Prishtina

Mesfushori i mirënjohur nga Shqipëria, Sabien Lilaj, nuk do të largohet nga klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina.

Ditën e sotme kanë qarkulluar në mediet vendore dhe rrjetet sociale se ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të transferohet në kampionatin izraelit, mirëpo këto lajme nuk janë të sakta.

Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Fisnik Kërçeli, deklaron se Lilaj do të mbetet në kryeqytetin kosovar edhe për dy vitet e ardhshme.

“Sabien Lilaj ka kontratë me Prishtinën edhe dy vite. Ai është shumë i rëndësishëm për klubin dhe do të jetë pjesë e sukseseve tona edhe në të ardhmen. Prishtina vetëm sa do të përforcohet dhe nuk do t’i bëjë gabimet e të kaluarës. Prishtina nuk do të bëjë gabime që të prishet grupi, i cili arriti që të shpallet kampion”, ka thënë Fisnik Kërçeli të enjten për “Zeri.info”.

Lilaj iu bashkua Prishtinës verën e kaluar ku nënshkroi kontratë 3-vjeçare.

Në edicionin e parë e fitoi titullin kampion me Prishtinën (edicionin e kaluar).

32-vjeçari në karrierën e tij ka luajtur në Izrael e Kroaci e Azerbajxhan krahas Shqipërisë.

Me Kombëtaren e Shqipërisë i ka regjistruar 16 paraqitje.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon