
Skuadra e Galatasarayt ka shënuar një fitore të madhe sonte në derbin e Turqisë.
Galata mposhti minimalisht 1 me 0 kundërshtarin e saj, Fenerbahçe. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Abdallah në minutën e 54-të.
Këtë fitore e shijuan të gjithë, por Arda Turan nuk arriti t’i përmbahej lotëve në fund. Mesfushori turk shihet duke qarë pas përfundimit të ndeshjes.
Arda luajti deri në minutën e 78’të – për ta zëvendësuar më pas ish-lojtari i Liverpoolit, Ryan Babel.
Me fitore, Galatasaray ngritët në pozitën e parë me pikë të njëjta me Fenerbahcen [nga 48]