Lajme

Sa kohë duhet për ta marrë virusin në një restorant?

Edhe pse të gjithë dëshirojmë të kthehemi në normalitet, statistikat tregojnë që nuk jemi as afër kthimit në normalitet.

Dhe ndërsa ekonomia është mjaft e rrezikuar, restaurantet dhe baret u identifikuan si vendet që përbëjnë rrezikim më të lartë për përhapjen e COVID-19. Për këtë ndikojnë disa faktorë. Së pari, dihet se koronavirusi mund të bartet në mes të njerëzve me anë të grimcave të vogla të padukshme, të cilat mund të përhapen në distanca të mëdha.

Ndërsa shanset e transmetimit zvogëlohen nëse mbajmë maska, gjithsesi ekzistojnë ende disa ambiente dhe situata, në të cilat mbajtja e maskave mund të jetë e pamundur. Kështu duket se është kur jeni duke ngrënë ose duke pirë diçka në një ambient të mbyllur në restaurant.

Ekspertët kanë identifikuar sasinë e kohës së ekspozuar ndaj një ambienti të tillë, që ndikon në transmetimin e virusit. Dr. John Brooks, shef kryesor i CDC, tha për Wall Street Journal, se ekspozimi i zgjatur ndaj dikujt, rrit mundësinë e infeksionit. Sipas tij ekspozimi i zgjatur përcaktohet përafërsisht 15 minuta.

Sipas tij infeksioni mund të përhapet edhe për një kohë më të shkurtër nëse kontakti është më i afërt dhe më intim. Vendet që rrisin rrezikun e koronavirusit, janë pikërsisht vendet e mbyllura ku ka më shumë njerëz, turmat, restaurantet e mbyllura, kinematë dhe vendet e tjera publike.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vlora Çitaku tregon se cilat fotografi mbante në zyrë, sa ishte ministre

EkonomiLajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë

Lajme

IKSHPK, bën të ditur numrin total të rasteve pozitive në vend

Lajme

QIKA, organizon aksion simbolik në Sheshin “Skënderbeu”