
Bledi Shkëmbi është emëruar sot edhe zyrtarisht trajner i ri i Ballkanit, raporton Gazeta Olle.
Trajneri nga Korça do të ribashkohet tek suharekasit me disa prej futbollistëve të cilët i kishte drejtuar edhe më parë.
Bëhet fjalë për portierin rezervë, Flamur Gashi si dhe për futbollistët: Meriton Korenica, Roni Gashi dhe Mevlan Zeka.
Treshja e futbollistëve luanin rol të rëndësishëm për “Arpagjikët” në atë sezon të cilin skuadra e përfundonte në pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa portierit Gashi që atëbotë ishte shumë i ri në moshë nuk iu dha mundësia për tu paraqitur.
Me ardhjen e Shkëmbit në krye të “Xhebrailave” edhe mesfushori i ri, Roni Gashi mund të ndërroj mendje dhe të vazhdoj të mbetet në skuadër, kjo pasi ai ka qenë një nga futbollistët favorit të Shkëmbit ndër vite, madje trajneri e mori atë pas vete edhe në Teutë të Durrësit.
Ballkani përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e dytë pas liderëve të Dritës.