Lajme

Rusia e gatshme të dërgojë vaksinën Sputnik V në Shqipëri

Rusia po synon që të shfrytëzojë vonesat e Bashkimit Evropian në sjelljen e vaksinës anti-COVID në Ballkanin Perëndimor, për të shtrirë ndikimin e saj në rajon.

Gjatë ditës së sotme, në një njoftim në faqen e Facebookut të Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, u tha se shteti rus është i gatshëm që të sjellë vaksinën Sputnik V në Shqipëri.

“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera”, ka thënë kjo ambasadë, raporton Zeri.info.

Ky reagim vjen në një moment kur Shqipëria po lobon për të siguruar një vaksinë kundër COVID-19. Por Bashkimi Europian është në hapat e saj fillestar në këtë proces, ku si rrjedhojë Shqipëria është lënë për më vonë.

Rusia është shprehur e gatshme edhe për investime apo edhe për bashkëpunime në fushën e energjisë me Shqipërinë. Ajo që vlen të theksohet është fakti se Rusia është një nga vendet më të mëdha në botë por që ka pak prezencë në Shqipëri e në Kosovë./Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

Dyshohet se koronavirusi i ri ka mbërritur në Kosovë

LajmeShow Bizz

Adriana Matoshi nuk beson ende që është kyqur në politik

Lajme

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

Lajme

Kështu do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit