Sport

Rusi flet për largimin nga Arbëria dhe për ofertat!

Tashmë dhe është zyrtare futbollisti, Gëzim Rusi e ka shkëputur kontratën me klubin e Arbërisë.

Mesfushori zbuloi se dhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me klubin nga Dobraja e Lipjanit për të vazhduar për një aventurë të re, shkruan IndeksOnline

Rusi, në një prononcim për Sportin në IndeksOnline, tha se nuk kishte ndonjë arsye specifike se pse ka shkëputur bashkëpunimin, por thotë se thjeshtë kanë rënë dakord me klubin.

“Nuk ka ndonjë arsye specifike, thjesht u dakorduam me klubin që të shkëpusim marrëveshjen”, tha fillimisht futbollisti.

Por, ai gjithashtu zbuloi se ka tre oferta nga klubet e Superligës por që nuk bëri të ditur emrat e skuadrave.

“Po kam tre oferta, por që nuk po i bëj publike njëherë”, u shpreh Rusi.

Kujtojmë se Rusi u bashkua me Arberinë në afatin kalimtar të verës së kaluar.

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi