Sport

Rrugëtimi i plotë i “Babës”

Edhe dashuritë e mëdha përfundojnë një ditë, e kjo u vërtetua sot.

Trajneri karizmatik, Ismet Munishi u shkarkua nga skuadra e Ballkanit pas një mbledhje që pati me presidentin e klubit, Arsim Kabashin duke lënë kështu të papërfunduar projektin e nisur një vit e gjysmë më parë, shkruan Gazeta Olle.

Rrugëtimi i trajnerit u përcoll me shumë dënime, pakënaqësi e ankesa, por mbi të gjitha rezultate fantastike për një skuadër që deri atëher Superligën e shihte njëher në dekadë e kreun e tabelës vetëm në ëndrra.

Në plotë 51 takime, Munishi drejtoi portokallinjtë nga Suhareka duke arritur rezultate fantastike dhe sipas shumë futbolldashësve duke luajtur futbollin më të mirë në Kosovë.

Historia e tij tek “Xhebrailat” nisi me barazimin ndaj Dukagjinit dhe përfundoi me humbjen e rëndë nga Gjilani, disfatë kjo që ishte vetëm e nënta në aventurën e tij tek Ballkani.

Në total, Ballkani arriti 31 fitore 11 barazime dhe vetëm 9 humbje, apo thënë ndryshe 104 pikë.

2.04 pikë për ndeshje merrte armata e Ismet Munishit e cila nuk njohu humbje në shtëpi deri në ndeshjen e fundit të trajnerit në Suharekë, që doli të ishte edhe fatalja… humbja e papritur 0-4 nga “Skifterat”
Ballkani ka qenë skuadra më ofanzive në ligë gjatë kësaj kohe, duke arritur të realizojë plotë 98 gola.

Falë sistemit sulmues edhe shumë “diamantë të rinjë” të futbollit kosovar filluan shkëlqimin.

Jetmir Topalli arriti transferim në elitën turke, Baftiu i bëri të gjithë të dashurohen me të ndërsa Mirlind Daku gjeti veten. Pos tyre shpërthyen edhe Arbër Hoxha dhe Ermal Krasniqi, teksa në repartet e tjera u dalluan Edvin Kuç, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Albin Kapra.

Që nga nesër, Ballkani do të fillojë një epokë të re por me një skuadër të ndërtuar shumë mirë dhe prej më të fortave në Kosovë.

Postime të ngjajshme
Sport

Nga Anglia në Kosovë, Vëllaznimi prezanton ish-futbollistin e QPR-së

Sport

Trepça ’89 e fillon vitin 2021 me goleadë, shkatërron skuadrën e njohur

Sport

Cuculi flet për rikthimin e tij dhe për ndeshjen e Superkupës, largon nga gara për titull Gjilanin

Sport

Flamurtari – Shkëndija: Përfundon miqësorja, ky është rezultati befasues