Sport

Rrudhani shkëlqen në ndeshjen e fundit, i siguron fitoren e skuadrës së tij

Donat Rrudhani, po kalon në një formë fantastike me skuadrën tij Aarau.

Mesfushori kosovar në ndeshjen e fundit ka qenë vendimtar duke shënuar dy gola, shkruan Gazeta Olle.

Aarau ka fituar me rezultat prej 3:1 ndaj Chiassos në javën e 29-të në Ligën e Parë të Zvicrës, ndërsa në këtë duel ka kontribuar me dy gola Rrudhani.

21 vjeçari ka shënuar nga një gol në të dy pjesët, në minutën e dytë dhe 66-të.

Me këta dy gola tani mesfushori kosovar është ngritur në kuotën e shtatë golave dhe pesë asistimeve.

Aarau me këtë fitore gjendet në pozitën e tretë me 48 pikë, ndërsa Chiasso në vendin e dhjetë me 25 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?