Lajme

Rron Gjinovci publikon fotografi me Memli Krasniqin, e uron pasi zgjidhet kryetar i PDK’së

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka publikuar fotografi me Memli Krasniqin, derisa e ka uruar atë për zgjedhjen kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Rron Gjinovci ka thënë se fitorja e Kurti dhe Osmani e mundësoi që Krasniqi të zgjidhet kryetar dhe PDK të bëj reformë.

“E kemi thanë besoj disa prej nesh, që fitorja e Albinit e Vjosës ka me prodhu ndryshime në skenën politike n’Kosovë dhe ashtu ndodhi. Në LDK kryetar u bo Lumir Abdixhiku e sot në PDK Memli Krasniqi. Ndonëse fakti që janë gjeneratë e re nuk është garant që kanë me dallu shumë prej paraardhësve të tyne, megjithatë është njëfarë ndryshimi simbolik i cili i çel rrugë fantazisë së qytetarëve për nji vend ku ka llogaridhanie politike”, ka shkruar ai.

Tutje Gjinovci ka treguar edhe arsyen e publikimit të fotografisë me Memlin.

!Kjo foto u bo para disa netëve në një lokal ku të dy u ndodhëm rastësisht. U përshëndetëm e fillum me diskutu, llafi e ngrehke llafin, e njerëzit vishin me na përshëndetë e thojshin “ah, me bo me ju fotografu najkush…” thujase un e Memli jena n’gjak e në hakmarrje. E mira është që un me te flas sikurse po flas këtu, ia them mendimet e mija, si këtu, si në emision, po ashtu kur më bjen me e taku najkund. Dhe meqë mu duk kaq e çuditshme pritja e njerëzve që na dy me qenë aq të hasmum sa as mos me folë bashkë, e bonëm këtë foto me të cilën po ja uroj zgjedhjen si kryetar”, ka shkruar Gjinovci.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij.

https://www.facebook.com/rronigj/posts/10159239049404598

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti tregon nëse do shkarkohet kryediplomatja Donika Gërvalla

Lajme

Ky është kosovari që humbi jeten në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Zjarr në Suharekë: Kryetari kërkon ndihmë

Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës