Sport

Rron Broja pritet të largohet nga Partizani, kjo është skuadra që i ka bërë ofertë të lartë mesfushorit nga Mitrovica

Mesfushori i Partizanit, Rron Broja, duket pranë largimit nga “demat e kuq”. Broja ka marrë një ofertë nga jashtë.

Mediumi i “Panorama Sport”, ka raportuar se ekipi hungarez, MOL Ferhevar është skuadra që është interesuar për shërbimet e mesfushorit.

 

Vetë, Rroni, është pro një kalimi tek ekipi hungarez, por drejtuesit e Ferhevar duan ta marrin si futbollist të lirë.

Merkato në Hungari mbyllet me 14 shkurt dhe MOL Ferhevar po pret me qetësi zhvillimet.

 

Në kampin e kuq, nuk duan që Broja të largohet, por mesfushori, për të qëndruar te Partizani, kërkon rritje page.

Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet situata mes klubit të Partizanit dhe mesfushorit 24-vjeçar nga Mitrovica.

Postime të ngjajshme
Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Sport

Prishtina fiton krejt në fund të takimit, Leonit Abazi përsëri hero

Sport

Superliga Live: Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Trepça ’89 – Prishtina

Sport

Superliga Live: Trepça ’89 – Prishtina