Sport

Rrokulliset me veturë dhe humb jetën ish-lojtari i Liverpoolit

Futbolli uruguajan u zgjua këtë të Dielë me një lajm vërtet të hidhur. Futbollisti Maximiliano Pereira, u gjet pa shenja jete pasi ishte zhdukur të Shtunën brenda ujërave të Salto del Penitente, brenda metropolit të Minas.

Trupi i tij u zbulua i pajetë këtë të Dielë nga marina detare. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se Pereira është rrokullisur me makinën e tij dhe ka rënë në një liqen nga ku më pas nuk ka mundur të dal nga makina dhe është zhytur thellë në ujë.

Zjarrfikësit u përpoqën ta shpëtonin, por nuk ia arritën sepse shkuan me disa orë vonesë.

Pereira, 27 vjeç, luajti si një mbrojtës qendror dhe mesfushor. Ai kishte bërë debutimin e tij në Cerro dhe më vonë mbrojti ngjyrat e Miramar Misiones, Racing, Sport Boys të Bolivisë, Deportivo Santín të Paraguait, Liverpoolit dhe Central Españolit.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës