Sport

Rritje enorme e vlerës së Manajt në tregun e transferimeve

Shkëlqimi i Arb Manajt te skuadra turke Ankara Keciörengücü ka bërë që vlera e sulmuesit nga Klina të ngritet në vlerën e 600 mijë eurove, shkruan Gazetasheshi.com.

Manaj u bë pjesë e futbollit turk pas transferimit nga Trepça ’89 në afatin kalimtar të verës, teksa ka shkëlqyer në pjesën vjeshtore të kampionatit.

Në dhjetë ndeshje kampionale ai ka realizuar katër gola dhe ka shërbyer dy herë për bashkëlojtarët e tij, teksa në garat e Kupës gjithashtu ka realizuar edhe dy gola.

22 vjeçari mbetet njëri ndër lojtarët me produktivitetin më të madh te ekipi i Ankara Keciörengücü, teksa kjo ka bërë që të rritet vlera e tij në tregun e transferimeve.

 

Kujtojmë që para disa muajsh vlera e Manajt ishte 200 mijë euro, ndërkohë që tashmë është ngritur në 600 mijë.

Anëtari i Kosovës U21 synon që me paraqitjet e tij në stinorin pranveror të kampionatit të ngris edhe më shumë vlerën e tij dhe të ketë një sezonë për t’u mbajtur mend, ani pse është vetëm viti i parë në futbollin turk.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i njohur ndahet me skuadrën e Ulpianës

Sport

Drita merr rrugë për në Turqi, kampionët do t’i zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese

Sport

Ja kush janë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Lampardin te Chelsea

Sport

Chibueze rikthehet në futbollin kosovar, afër marrëveshjes me klubin e njohur