Lajme

Rritje e konsiderueshme e rasteve të reja me covid 19 në krahasim me dje

431 TË SHËRUAR DHE 279 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.
Kjo është një rritje me rreth 40 për qind nga dje, lur u shënuan 208 raste.

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel