Lajme

Rritja e rasteve me COVID-19, infektologu kosovar ka një thirrje për qytetarët

Edhe infektologu kosovar, Salih Ahmeti, është bërë pjesë e fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj në ‘Facebook’ ka publikuar videon e infektologut Ahmeti ku thuhet se duhet të dëgjohen profesionistët shëndetësorë, në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.

“Vaksinimi mbetet arma më e fort për të parandaluar hospitalizimin. Dëgjoni dhe besoni profesionistët shëndetësor! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar edhe tjerë profesionistë shëndetësorë në fushatën për vaksinimin anti-COVID.

Përveç profesionistëve shëndetësorë, MSH-ja ka angazhuar edhe fytyra publike si këngëtarë të muzikës popullore dhe zbavitëse, për të bërë thirrje për vaksinim.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar