Lajme

Rritja a numrit të rasteve me COVID-19, MSH tregon a do të ketë masa të reja

Numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 është rritur dukshëm ditëve të fundit në Kosovë. Derisa profesionistë shëndetësorë rekomandojnë kthimin e disa masave kundër koronavirusit.

Nga ministria e Shëndetësisë për Demokracia.com kanë thënë se varësisht nga situata epidemiologjike do të vendosen edhe masa të reja. Duke mos specifikuar nëse do të ketë një vendim së shpejti.

Nga MSH-ja ka thënë se një vendim i tillë do të varet nga rekomandimet e IKSHPK-së.

“Vendosja e çfarëdo mase që lidhet me COVID-19, varet nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet qe vijnë nga IKSHPK. Derisa janë në fuqi masat nga vendimet e fundit te Qeverise, 14 korrik 2021, ato duhet te zbatohen me qellim të parandalimit të përhapjes se virusit SARs COv-2”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Demokracia.com.

Ndryshe, të enjten ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 3 mijë e 730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa MSH ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar dy rast i vdekjes.

Gjatë kësaj përudhe janë shëruar 16 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 65.

Në anën tjetër, Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90 për qind të rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta të këtij virusi.

Sipas tyre, ky variant, sikur edhe në shumë vende të botës, është dominues edhe në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka paralajmëruar për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të këtij virusi.

Sipas tij, arma e vetme kundër pandemisë, është vaksinimi.

Varianti Delta, që fillimisht është identifikuar në Indi në tetorin e vitit 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është futur në grupin e varianteve shqetësuese të sëmundjes COVID-19. Aty bëjnë pjesë edhe varianti Alfa (i identifikuar fillimisht në Britani të Madhe), Beta ( i identifikuar fillimisht në Afrikë të Jugut) dhe Gama (i identifikuar fillimisht në Brazil).

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar