Lajme

Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 127 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 88 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

84 pacientë janë me oksigjeno terapi.

Njoftimi i plotë:

8 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

127 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

88 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

84 me oksigjeno-terapi

Në QKUK, 81 pacientë të shtrirë, 46 prej tyre Covid-19 pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 45 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 3 fëmijë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 46 pacientë, 42 prej tyre Covid-19 pozitivë, 28 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 9 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

– Spitali i Pejës, 13 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë