Sport

Rriten shpërblimet për pjesëmarrësit në Kupat e Europës, ja sa do të përfitojnë klubet nga UEFA

Duke e parë situatën me pandeminë të krijuar nga COVID-19, UEFA ka vendosur ti rrisë shpërblimet për skuadrat pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës.

Padyshim ky është një lajm i mirë për klubet kosovare ku sivjet do të marrin pjesë tri sosh, një në Ligën e Kampionëve dhe dy në Ligën e Europës, shkruan Demokracia.com

Kështu në turin e parë dhe të dytë në Europa Ligë, ekipet deri vjet kanë përfituar 240 për titull dhe 260 për pjesëmarrje, pra 500 mijë euro.

Pra, në krahasim me Europa Ligën e deritanishme ka 10 mijë euro shpërblim më tepër. Për turin e dytë, shpërblimi të jetë 100 mijë euro për pjesëmarrjen në të dhe 350 mijë euro si shpërblim në momentin që eliminohet nga ky kompeticion. Në total, ekipi në këtë rast merr 200 mijë euro (për pjesëmarrjen në dy turet e para) dhe 350 mijë euro në momentin e eliminimit. Pra në total, 550 mijë euro, 50 mijë më tepër sesa një ekip që ka luajtur dy ture në Europa Ligë deri vjet.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s