Lajme

Rriten edhe më shumë rastet me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rastet e konfirmuara me virusin Covid-19, shkruan Gazeta Express.

271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, në 24-orët e fundit.

Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.

Njoftimi i plotë:

06 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.

Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

Në total numri i rasteve aktive është 1.321.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar