Lajme

Rreziku nga Ariu, mbyllet parku i Germisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se është mbyllur përkohësisht parku i Germisë.

Ahmeti ka thënë se kanë marrë këtë vendim për shkak të evitimit të rrezikut pasi në këtë park është vërejtur një ari.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojmë vendimin e të mos fekuentojnë këtë park.

” Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër. Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social Facebook.

Shkrimi i plotë:

Mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë

Të nderuar qytetarë, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.

Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër. Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar